Bedër Start Up

#Bedër #StartUP

Je student apo i sapodiplomuar dhe ke një ide për të ndërtuar një sipërmarrje tënden?

Bedër #StartUP është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë ndryshime të mëdha në jetën tuaj! Program i cili mbështet idetë e studentëve dhe të sapodiplomuarve për të ngritur biznese të vogla dhe të mesme. Nëpërmjet krijimit të një komuniteti, Kolegji Universitar Bedër synon të edukojë, frymëzojë dhe të lidhë sipërmarrësit e rinj me njëri-tjetrin.

Programi u vjen në ndihmë të rinjve që kanë ngritur startup-et e tyre, apo të tjerëve që kanë idetë për ta bërë diçka të tillë.

Bedër StartUP është programi i parë që ndërmerret nga një universitet në Shqipëri, si një mundësi për të rinjtë që të krijojnë partneritete dhe bashkëpunime të reja në nivel lokal.

Kolegji Universitar Bedër do të vërë në dispozicion të sipërmarrësve të rinj, të cilët shpallen fitues me idetë e tyre, ambiente të përshtatshme për të zhvilluar të gjithë aktivitetin në kushte optimale. Zyrat e reja do të jenë të përshtatura për llojin e sipërmarrjes, dhe e gjitha kjo ofrohet pa pagesë si mbështetje nga institucioni ynë.

Për informacion më të hollësishëm rreth programit #Bedër #StartUP kontaktoni pranë:
Zyrës së Planifikimit të Karrierës
Kolegji Universitar Bedër
Cel: +355 67 30 444 64 
E-mail: [email protected]