Paneli u organizua nga Universiteti "Hëna e Plotë" (BEDËR). Veprimtaria u zhvillua ditën e enjte më 18 korrik 2013 në sallën e konferencave pranë Universitetit BEDËR. Panelistët ishin Z. Elton Karaj dhe Z. Sabri Raza. Gjatë muajit të Ramazanit myslimanët hajnë një mëngjes para agimit dhe nuk hajnë ose pine asgjë deri në muzg. Panelistët shtjelluan imtësisht efektin fiziologjik të agjërimit i cili përfshin uljen e sheqerit në gjak, uljen e kolesterolit dhe uljen e presionit sistolik të gjakut. Në të vërtetë, agjërimi i Ramazanit do të ishte një rekomandim ideal për trajtimin e butë e të moderuar, të qëndrueshëm për diabetikët te cilët nuk përdorin insulinë, për obezitetin dhe për hipertensionin esencial.