Në kuadër të përkujtimit të Profetit Muhamed s.a.s. Departamenti I Shkencave Islame pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë”- Bedër organizoi panelin me teme : “Hixhreti (Emigrimi) i Profetit Muhammed (s.a.s)”
Panelistët ishin si më poshtë:
Prof. Dr. Ayhan TEKINEŞ Dekani I Fakultetit te Shkencave Humane.
Ai e nisi fjalën e tij duke thënë “te gjithë jemi Muhaxhirë, disa nga qytetet e disa nga shtetet tona”. E me pas vazhdoi duke na treguar për përfitimet qe na jep hixhreti dhe duke i ilustruar ato me shembuj. Për shembull Hixhreti i pare është bere ne Abisini. Perse u dërguan atje? Udhëheqësi i atij shteti ishte i Krishterë dhe Profeti i Nderuar e dinte këtë gjë. Por kishte diçka te veçantë sepse atje nuk cenoheshin te drejtat e njeriut. Pra duke pare këtë ndodhi kuptojmë qe edhe ne mund te bëjmë Hixhret ne një vend i cili vepron sipas ligjit, ku nuk cenohen te drejtat dhe liritë e njeriut.
Dr. Selman KUZU Shef I Departamentit te Shkencave Islame.
Hodhi drite rreth temës: “Medina pas Hixhretit”. Ai e nisi fjalimi e tij me këto fjale: Hixhreti nuk është arratisje nga një vend, por është kërkim. Besimi ka lindur ne Mekke dhe është nga Mekka. Profeti (s.a.s) thotë: Medina është shtëpia e Besimit. Ai gjithashtu foli rreth fjalës Hixhret duke thënë: Hixhreti është treguesi i besimit, është besimi ne Allah, dorëzim tek Allahu, sakrifice për Allahun dhe përkushtim ndaj Allahut (xh. xh).Gjithashtu Hixhret do te thotë te lesh gjithçka qofte edhe gjerat me te shtrenjta dhe te mos i kujtosh me.
Bujar SPAHIU Nënkryetar I Komunitetit Mysliman te Shqipërisë.
Ai foli rreth temës: “Hixhreti- Burim Frymëzimi për Myslimanët”. Hixhreti është ligj universal i pandryshueshëm i All-llahut (xh. xh), është tradita, rruga, fati dhe sunneti i te gjithë Pejgambereve.
Paneli u moderua nga Dorjan DEMETJA Drejtor i Burimeve Njerëzore pranë Komunitetit Mysliman te Shqipërisë.