Kadim Rufati, i diplomuar në departamentin e Shkencave Islame, fitues i çmimit “H. Vehbi Dibra”

Më 9 maj 2018, Kolegji Universitar “Bedër” vlerësoi me çmime për kontribut të veçantë personalitete të artit, kulturës dhe arsimit, si dhe disa nga të diplomuarit e universitetit ndër vite, për sukseset e tyre në rrugëtimin e jetës në detyrat që ushtrojnë. Mes disa çmimesh të akorduara, me çmimin “H. Vehbi Dibra” u vlerësua z. Kadim Rufati, ish-student i departamentit të Shkencave Islame pranë KU “Bedër”, aktualisht mësues në Medresenë e Tiranës, si dhe imam i xhamisë së medresesë me motivacionin: "Për kontributin e vyer në arsim, shkencë, art dhe paqe sociale duke përçuar vlera morale, etike dhe universale në shoqërinë shqiptare dhe përtej saj në gjurmët e figurës së ndritur të H. Vehbi Dibrës."