Konferenca ishte titulluar:'' Koncepti i Lëmoshës (Shpenzimit në rrugën e Allahut) Në Islam''. Konferenca është organizuar ditën e mërkurë më 28 maj 2014 nga Qendra e Studimeve Islame BEDËR (BECIS). Ligjëruesi ishte drejtori i Qendrës së Studimeve Islame BEDËR (BECIS) . Ai theksoi rëndësinë e Lëmoshës dhe kuptimin përmbledhës në traditën Islame që me ardhjen e profetit Muhammed (s.a.s) deri në kohët tona moderne, si një porosi fetare trashëguar brez pas brezi.