Departamenti i Shkencave Islame “Bedër” ka zhvilluar më dt. 29.01.2018 një leksion të hapur me Dr. Reshad el-Kejlani, drejtor i Institutit për përgatitjen e imamëve “Mbreti Abdullah II” në Jordani.
Gjatë këtij takimi Dr. Reshad el-Kejlani mbajti një ligjëratë drejtuar studentëve, ku ndër të tjera theksoi vlerën e dijes dhe shfrytëzimin e kohës për të përfituar sa më shumë prej saj.
Në këtë takim merrnin pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, përgjegjësi i departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, si dhe anëtarë të tjerë të ekipit akademik të departamentit të Shkencave Islame.
Dr. Reshad el-Kejlani zhvilloi një vizitë disaditore në Shqipëri me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, gjatë së cilës ka marrë pjesë edhe në Konferencën III Shkencore Ndërkombëtare “Roli i imamëve në shoqërinë moderne”, organizuar nga KMSH dhe KU “Bedër”.