Departamenti i Shkencave Islame, Bedër ka zhvilluan sot më dt. 29.01.2018 një leksion të hapur me Dr. Reshad el-Kejlani, drejtor i Institutit për Përgatitjen e Imamëve “Mbreti Abdullah i Dytë” në Jordani. Gjatë këtij takimi Dr. Reshad el-Kejlani mbajti një ligjëratë drejtuar studentëve, ku ndër të tjera theksoi vlerën e dijes dhe shfrytëzimin e kohës për të përfituar sa më shumë prej saj. Në këtë takim merrnin pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, si dhe anëtarë të tjerë të stafit akademik të Departamentit të Shkencave Islame. Dr. Reshad el-Kejlani gjendet për një vizitë disa ditore në Shqipëri me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, gjatë së cilës kanë marrë pjesë edhe në Konferencën e III-të “Roli i imamëve në shoqërinë moderne”, organizuar nga KMSH dhe KU Bedër.