LUTJA DHE TRE MUAJT E BEKUAR NË ISLAM

       Qendra e Studimeve Islame BEDËR ditën e mërkurën më 30 prill 2014 organizoi një panel për të mirëpritur kohët e bekuara në kalendarin İslamik. Paneli është titulluar "Kohët e Bekuara". Titulli specifik për këtë panel ishte "Lutja dhe Tre Muajt e Shenjtë në Islam". Në panel morën pjesë tre panelistët të cilët janë: Z. Omer ÇALIŞ: Drejtori i Medresesë së Tiranës "Haxhi Mahmud Dashi". Tema e tij ishte "Koncepti i Lutjes (Dua-së) në Islam". Z. Bujar SPAHIU: Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Tema e tij ishte rreth "Tre Muajve të Bekuar". Z. Dorian DEMETJA: Drejtor i Burimeve Njerëzore pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Tema e tij ishte "Ditët dhe Netët e Bekuara në Tre Muajt e Bekuar”. Paneli gjithashtu tërhoqi vëmendjen e studentëve nga departamente të ndryshme. Ky panel ishte një pritje e ngrohtë e familjes BEDËR për kohët e bekuara që po afronin.