Më 06.11.2017 një delegacion nga Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë, të shoqëruar nga dekani i këtij fakulteti Prof. Asociuar Dr. Fahrush Rexhepi, si dhe pjesëtarë të tjerë të stafit pedagogjik zhvilluan një takim pune pranë KU “Bedër”. Ata u pritën nga rektori i KU “Bedër” Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, si dhe anëtarë të tjerë të stafit akademik të departamentit të Shkencave Islame, ku u zhvillua një takim miqësor, duke shkëmbyer ide dhe mendime mbi eksperiencat disavjeçare në institucionet përkatëse. Gjithashtu gjatë këtij takimi zuri vend edhe një bashkëbisedim me studentë të këtij departamenti, ku dekani Rexhepi, shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen, si dhe ndau me studentët vlerën dhe rëndësinë e kësaj fushe studimi.