Panel rreth Ditëlindjes së Profetit Muhamed (s.a.s)

Studentët e “Klubit të Mendimit, Kulturës dhe Artit” në Universitetin Hëna e Plotë-BEDËR, organizuan panelin e diskutimit me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed (a.s). Në panel referuan, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ajhan Tekineş,  Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Ali Zaimi, Atasheu i çështjeve të fesë në Ambasadën e Turqisë në Tiranë, Z. Shaban Ishlek dhe pedagogu në Departamentin e  Shkencave Islame në Universitetin Hëna e Plotë-BEDËR, z. Elton Karaj.

Më pas u kalua në referatet e panelistëve të cilët trajtuan tre tema të rëndësishme si  Personaliteti Universal i Profetit (a.s), Dashuria për Profetin (a.s) dhe Adhurimi në jetën e Profetit (a.s).