Drejtori i Qendrës së Studimeve Islame BEDËR (BECİS) Z. Atakan Derelioğlu mori pjesë në një simpozium të titulluar "Profetit Muhammed (s.a.s), Dinjiteti dhe Vlera e Njeriut" organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë më 13 janar 2014. Tema e tij ishte Drejtësia Sociale Islame dhe Profeti Muhammed (s.a.s). Gjithashtu theksoi se tema e drejtësisë është e rëndësishme për secilin prej nesh. Ai u fokusua në drejtësinë sociale dhe zhvillimin si një kompletim i tërë për njëri-tjetrin për zhvillimin e shëndoshë të një shoqërie morale dhe të drejtë.