PËRMBAJTJA E VLERAVE TË BASHKËSISË MYSLIMANE

       Seminari u organizua ditën e enjte më 15 Maj 2014 nga Qendra e Studimeve Islame BEDËR (BECİS) për studentët e Shkencave Islame. Ligjëruesi ishte Prof. Dr. Adnan Aslan nga Turqia. Ai u përqendrua në mendimet e Alasdair MacIntyre duke dhënë shembuj nga libri i tij i quajtur "Pas Virtytit" për të shpjeguar vlerën kontekstuale të bashkësisë myslimane. Ai gjithashtu theksoi konceptin e karakterit dhe të komunitetit të frymëzuar nga qasjet e Macintyre si baza të sjelljes morale.