Anëtarë të stafit akademik në Departamentin e Shkencave Islame pranë Kolegjit Universitar Bedër Hekuran Uzuni dhe Hysni Skura marrin pjesë në programin e trajnimit pedagogjik njëmujor në Kajro për mësuesit e huaj të gjuhës arabe.
Në këtë trajnim merrnin pjesë pedagogë nga shumë universitete të botës. Pjesëmarrja në këtë program u bë e mundur me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit, i cili u organizua nga Agjencia Egjiptiane në Përparim dhe Zhvillim të gjuhës arabe në Institutin e Studimeve dhe Kërkimeve Edukative në Universitetin e Kajros. Ky program kishte në fokus njohjen e lektorëve të huaj me metodat moderne të mësimdhënies së gjuhës arabe, përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, metodat që duhet të ndjekim në mënyrë që të përkthejmë pa gabime, si të bëjmë një kërkim shkencor në gjuhën arabe, si dhe prezantim me kulturën e hershme dhe të tashme Egjiptiane.