Qendra e Studimeve Islame BEDËR (BECIS) ditën e enjte më 7 Maj ftoi drejtorin e Institutit të Filozofisë dhe Teologjisë Katolike të Shkodrës bashkë me një profesor. Ata dhanë një seminar në dy seanca në lidhje me Kristologjinë dhe trajnuan studentët e Shkencave Islame. Gjithashtu ka pasur edhe një seancë pyetje dhe përgjigje, e cila ishte moment i frytshëm për audiencën. Mysafirët më vonë janë pritur ngrohtësisht nga Rektori i Universitetit BEDËR, Dr. Ferdinand GJANA dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ayhan TEKINEŞ në zyrat e tyre respektive.