Një pjesë e ekipit pedagogjik të departamentit të Shkencave Islame, i kryesuar nga përgjegjësi i këtij departamenti Dr. Genti Kruja, në datën 10.10.2017 kanë zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Fakultetin e Studimeve Islame, Prishtinë, ku janë pritur nga drejtues të këtyre institucioneve, Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava, sekretari i përgjithshëm H. Resul Rexhepi, dekani i FSI-së Prof. Asociuar Dr. Fahrush Rexhepi, drejtori i Kulturës z. Ramadan Shkodra, anëtarë të Kryesisë, etj. Gjatë kësaj vizite të pranishëm ishin edhe lektorët z. Veton Tulla dhe z. Hysni Skura.