Studentët e vitit të tretë në departamentin e Shkencave Islame pranë Kolegjit Universitar “Bedër”, të shoqëruar nga pedagogu Hysni Skura, zhvilluan një vizitë pranë muzeut Shtëpia e gjetheve. Ata kishin mundësinë të shikonin nga afër një tablo të jetës së kufizuar që kishin shqiptarët përgjatë periudhës së komunizmit. Ishte një vizitë mbresëlënëse, e cila dha një mesazh shumë të fortë: “Historia nëse harrohet është e destinuar që të përsëritet”.