Vizitë në trojet shqiptare

Një delegacion nga KU “Bedër” i përbërë nga dekani i Studentëve z. Kasim Ilhan, përgjegjësi i departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja, si dhe lektorët e këtij departamenti z. Veton Tulla dhe z. Hysni Skura kanë zhvilluar disa vizita në familjet e studentëve të Shkencave Islame në “Bedër” ndër vite, të cilët vijnë nga trojet shqiptare, Maqedoni e Kosovë, si në Strugë, Ohër, Tetovë, Prishtinë dhe Prizren.