Në kuadër të strategjisë për vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me universitete dhe organizata ndërkombëtare që operojnë në fushën universitare dhe kërkimin shkencor, u arrit firmosja e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Universitetit Hëna e Plotë- BEDËR dhe Universitetit Pamukkale në Turqi.
Delegacioni, i kryesuar nga Rektori i Universitetit- BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana, u prit fillimisht nga Rektori i Universitetit Pamukkale, Prof. Dr. Hüseyin BAĞCI dhe zëvendësrektori Prof. Dr. Hasan Kaplan. Në takim u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve në botë, duke e parë këtë si një mundësi për të ndërtuar një hapësirë sa më të gjerë pune për stafin akademik, studentët dhe kërkuesit shkencorë. Rektori i Universitetit Pamukkale, Prof. Dr.Bağcı u shpreh i kënaqur që të dy universitetet ndajnë të njëjtën qëllim për të nxitur bashkëpunimin në fushën akademike dhe më gjerë. Ai theksoi se marrëveshja e firmosur do t’u japë mundësinë studentëve që të përfitojnë nga programet e shkëmbimit.

Ndërsa Dr. Ferdinand Gjana nga ana e tij u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm për Universitetin Hëna e Plotë- BEDËR, pasi tregon edhe një herë rëndësinë që i kushtohet bashkëpunimit mes universiteteve. Ai shtoi gjithashtu se marrëveshja hap një perspektivë të gjerë bashkëpunimi dhe shkëmbimi, eksperiencë jo vetëm për studentët, por edhe për stafin akademik, i cili do të ketë mundësi të jetë pjesë e projekteve të përbashkëta. Marrëveshja gjithashtu përfshin edhe mundësinë e organizimit të konferencave të përbashkëta, si dhe hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore.