TË REJA Organizohet edicioni i tretë i konkursit “Urtësitë e traditës profetike” Përmbyllet me sukses konferenca ndërkombëtare mbi emigrimin dhe diversitetin fetar e kulturor Ceremonia hapëse e konkursit “Wisdom Behind Sunnah” Leksion i hapur: “Çfarë është antropologjia e Islamit? Nga Talal Asad dhe Ahmed Shahab” Lektorë dhe studentë nga “Bedër” morën pjesë në Forumin e 5-të të Dialogut të Politikave Evropiane Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) KALENDARI I AKTIVITETEVE 08PRI Memorandum bashkëpunimi me Oxford Interfaith Forum 04SHK “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020” 29JAN A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? 18DHJ “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik” 17DHJ Bedër Alumni Awards 2020 16DHJ “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” 18SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 09MAJ Promovohet libri “Pishtari i njerëzimit” i studentit të Shkencave Islame Klubi "Mesazhi i jetës" dhe Shtëpia Botuese "Thesari" në bashkëpunim me departamentin e Shkencave Islame, më 9 maj 2018, organizuan aktivitetin e promovimit të librit më të ri me autor studentin e këtij departamenti Kushtrim Reshiti, në ambientet e bibliotekës së Kolegjit Universitar “Bedër”. Në aktivitet ishin të pranishëm Prof. Asoc. Rahim Ombashi, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Dr. Genti Kruja, përgjegjës i departamentit të Shkencave Islame, z. Miftar Ajdini, mësues i gjuhës arabe në medresenë e Prizrenit, poeti Ibrahim Skenderi, kryetar i grupit letrar “Luigj Gurakuqi”, drejtori i Sh.B. "Thesari" z. Demir Reshiti, familjarë të autorit, si dhe pedagogë dhe studentë të departamentit të Shkencave Islame “Bedër”. Dr. Genti Kruja në fjalën e tij përshëndetëse përgëzoi studentin Kushtrim Reshiti për veprën e tij, duke uruar që kjo përmbledhje poetike me motive islame të jetë një shtysë edhe për studentët e tjerë për të kontribuar në përcjelljen e Islamit në trevat shqiptare, gjithnjë në linjën e të parëve tanë. Më pas z. Miftar Ajdini foli rreth misionit fisnik të Profetit Muhammed (a.s.), si dhe përgëzoi studentin për punën dhe përpjekjen e tij në realizimin e kësaj vepre. Poeti Ibrahim Skenderi foli për aktivitetin e Sh.B. "Thesari" dhe grupit letrar “Luigj Gurakuqi” në promovimin e krijimtarive letrare, veçanërisht të të rinjve dhe për mbështetjen që Sh.B. "Thesari" ka dhënë dhe vazhdon të japë në botimin e veprave të ndryshme. Prof. Asoc. Rahim Ombashi përgëzoi studentin, duke i uruar sukses në rrugëtimin e tij të dijes dhe në realizimin e sa më shumë veprave, të cilat do të kontribuojnë në edukimin e shoqërisë. Gjatë aktivitetit studentët e departamentit të Shkencave Islame Sefer Vrana, Aristil Toska dhe Edon Krasniqi lexuan poezi nga libri “Pishtari i njerëzimit”. Aktivitetin e ka përshëndetur nga SHBA-ja edhe ish-mësuesi dhe autori i parathënies së këtij libri imam Gazmend Aga nëpërmjet një video-mesazhi. Në fund fjalën e mori autori i librit, i cili është njëkohësisht edhe djalë dëshmori dhe që vjen nga Kosova, si student i vitit të dytë në departamentin e Shkencave Islame. Ai falënderoi të gjithë organizatorët për mbështetjen e tyre në promovimin e librit. 03MAJ Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare mbi dialogun ndërfetar ICID KU “Bedër” në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë, Universitetin Katolik, “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universitetin “Logos”, si dhe me komunitetet fetare në Shqipëri, organizuan konferencën ndërkombëtare mbi dialogun ndërfetar: “Shqipëria, model i bashkëjetesës ndërfetare për Evropën?” Në këtë konferencë morën pjesë kryetarët e komuniteteve fetare të vendit tonë, klerikë, përfaqësues shtetërorë, akademikë, kërkues e teologë nga Shqipëria dhe Evropa. Konferenca u përshëndet nga ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. Johann Sattler, Nunci Apostolik në Shqipëri, z. Charles John Brown dhe ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro. Seanca e parë e Konferencës u moderua nga kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko dhe në panel merrnin pjesë krerët e komuniteteve fetare: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, Kreu i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, Kreu i Kishës Katolike, z. George Frendo, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore, z. Ylli Doçi. Në fjalën e tij, Kryetari i KMSH-së u shpreh se bashkëjetesa dhe harmonia ndërfetare në Shqipëri është tipar që rrjedh nga pranimi i diversitetit, respektit për përkatësinë e besimeve të ndryshme fetare, respektit për vlerat, historinë dhe trashëgiminë tonë të përbashkët. “Themelimi i shtetit Shqiptar krahas sakrificave të shumëllojshme, është fryt edhe i kësaj bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare. Sepse mes përfaqësuesve kryesorë që kontribuan në formimin e shtetit Shqiptar ishin edhe prijësit fetarë të besimeve të ndryshme, apo edhe intelektualë të brumosur me besimet tradicionale fetare. Ne kemi trashëguar nga prijësit tanë fetarë, dashurinë për Zotin, për njeriun, dhe respektin për çdo qenie humane, pavarësisht ndasive që mund t’i karakterizojnë ata, si edhe detyrimin fundamental që të jemi në komunikim të vazhdueshëm me besimtarët e feve të tjera dhe te respektojmë secilin ne pozicionin e tij”, tha ndër të tjera Bruçaj. Në fund të këtij paneli kryetarët e komuniteteve fetare nënshkruan deklaratën e angazhimit të përbashkët për dialogun ndërfetar në Shqipëri. Më pas konferenca ka vijuar me panelet e tjera, ku pedagogë nga të tre universitetet, teologë, studiues të huaj referuan me temat e tyre. 19PRI H. Ibrahim Dalliu në Seminarin VII “Kur librat flasin" Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i jetës” në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, zhvilluan më 19. 04. 2018 takimin VII, ku kanë diskutuar rreth veprës së dijetarit të shquar mysliman shqiptar H. Ibrahim Dalliu, “E lemja e të madhit Pejgamber dhe jeta e Tij (a.s.)” me të ftuar Dr. Brikena Smajli. Aktiviteti u çel me një dokumentar të shkurtër kushtuar jetës dhe veprimtarisë se H. Ibrahim Dalliut, prodhim i KMSH-së dhe më pas programi vazhdoi nën moderimin e studentit të Shkencave Islame “Bedër”, Endrit Himaj. Dr. Genti Kruja, përgjegjës i departamentit të Shkencave Islame bëri gjithashtu një prezantim të shkurtër rreth jetës së Hafiz Dalliut, botimit të kësaj vepre të tij nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, gjetjes së disa broshurave të tjera të pabotuara më parë, si dhe nevojën për promovimin e tyre për t’ia përcjellë brezave të rinj. Më pas, studenti Haki Sahitaj, kryetar i klubit “Mesazhi i jetës” i bëri një prezantim punës dhe aktivitetit të pasur akademik dhe letrar studiueses dhe poetes Dr. Brikena Smajli, e cila në fjalën e saj gjatë këtij bashkëbisedimi dhe seminari me studentët analizoi në vijë të përgjithshme veprën e H. Dalliut në aspektin gjuhësor, letrar dhe artistik, si dhe foli më gjerë rreth veprimtarisë dhe kontributit të tij në ruajtjen dhe origjinalitetin gjuhësor të shqipes në veprat që ka lënë pas. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Prof. Asoc. Rahim Ombashi, i cili vlerësoi figurat e shquara myslimane shqiptare, të cilët nëpërmjet botimeve dinjitoze të KMSH-së dhe promovimit, që po u bën departamenti i Shkencave Islame, po nxisin studentët t’i afrohen më shumë kontributit të vyer që na kanë lënë rilindasit e fundit të shekullit të kaluar. Gjatë këtij takimi u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku, si lektorët, ashtu edhe studentët, shprehën eksperiencat dhe mbresat e tyre gjatë leximit të kësaj vepre të madhe të Hafiz Dalliut kushtuar profetit të fundit Hz. Muhammedit (a.s.). 05PRI Konferenca I Ndërkombëtare në Shkencat Islame Më 5 prill 2018, KU “Bedër” në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, organizuan Konferencën e Parë Ndërkombëtare në Shkencat Islame me temë: “Sfidat e myslimanëve në shoqërinë e shekullit XXI”, e para në llojin e vet në vendin tonë. Konferenca e zhvilluar në ambientet e KU “Bedër”, mblodhi së bashku rreth 40 akademikë, nga ku nuk munguan edhe studiues të rinj të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Bosnje- Hercegovina, Turqia, Jordania, etj. Kjo konferencë u thellua në trajtimin e problemeve aktuale shoqërore të myslimanëve kudo në botë dhe ndihmoi t’u japë zgjidhje me një vizion të qartë islam dhe social në dobi të integrimit të myslimanëve në shoqëritë ku jetojnë, duke u bërë faktor stabiliteti, paqeje dhe shprese për çdo vend. Seanca e përshëndetjeve u çel nga Kryetari i Konferencës dhe njëkohësisht përgjegjës i departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, i cili u ndal në rëndësinë e trajtimit të problematikave të myslimanëve, kudo në botë në platforma të tilla shkencore. “Pa dyshim, që ne nuk pretendojmë se do t’i japim zgjidhje këtyre sfidave me anë të kësaj konference, por shpresojmë se temat, që do të trajtohen këtu nga referuesit, botimi që do i bëhet atyre më pas në revista dhe buletine të ndryshme shkencore, do të shërbejnë për nxitjen e vetëdijes së shoqërisë për përgjegjësitë, që rriten çdo ditë, në një botë që po globalizohet gjithnjë e më tepër, duke u zvogëluar hapësirat dhe duke u rritur sfidat. Myslimanët, duke ditur të lexojnë dhe rilexojnë Islamin në mënyrën e duhur do të bëhen fenerë ndriçues dhe gurë kilometrikë në rrugëtimin dhe udhën pa krye, që ka hyrë sot njerëzimi.” - tha ndër të tjera Dr. Kruja. Ceremonia e hapjes vazhdoi më tej me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, i cili u shpreh entuziast për kontributin e akademikëve pjesëmarrës në gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për një pjesë të problematikave aktuale të myslimanëve në Shqipëri, vendet fqinje e më gjerë. “Para një shekulli, një dijetar mysliman i asaj kohe, theksonte se “problematikat kryesore të myslimanëve janë tre: E para, varfëria, që i ka kapluar; e dyta, injoranca dhe mungesa e dijes; e treta, përçarja mes tyre. Pavarësisht se ka kaluar një shekull, duket se këto probleme vazhdojnë të jenë të pazgjidhura, madje janë shtuar e thelluar. Pikërisht kjo duhet të jetë sfida jonë kryesore si myslimanë: Të përmirësojmë sa më shumë gjendjen tonë në aspektin shpirtëror, shkencor, kulturor e ekonomik dhe si rrjedhojë, të shoqërisë në të cilën jetojmë.”- theksoi ai gjatë fjalës së tij. Më tej një fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe znj. Loreta Aliko, Kryetare e Komitetit Shtetëror për Kultet. Pasi vlerësoi institucionet bashkëpunuese në organizimin e kësaj konference, ajo u ndal në politikat mbështetëse të institucionit, që ajo drejton në sigurimin e të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimit në vendin tonë: “Konferenca e sotme por edhe organizime të tilla të ngjashme, që janë zhvilluar në vitet e mëparshme, janë dëshmi e qartë se institucionet e kultit në vendin tonë po bëjnë një punë mjaft të madhe në ruajtjen e vlerave dhe traditave të të parëve tanë në konsolidimin e mëtejshëm të shoqërisë me vlera morale universale. Në këtë aspekt mbështetja e Komitetit të Kulteve do të jetë e pakushtëzuar sepse identifikimi dhe zgjidhja e problemeve identitare është në të mirën tonë të përbashkët.”- përfundoi ajo. Ndërsa rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, u shpreh optimist në referimin e vet, kur theksoi se sa më të suksesshme të jenë me synimin për të arritur objektivat dhe pritshmëritë e veprimtarisë, aq më tepër ajo do të reflektojë në gjendjen aktuale të myslimanëve sot në botë. “Është detyrë dhe përgjegjësi parësore e të gjithëve ne, e myslimanëve kudo në botë, që fillimisht ta kuptojmë dhe jetojmë drejt Islamin, ashtu siç është ai ne vetvete, paqësor dhe tolerant, e më pas të japim kontribut sado të vogël në qarqet e ngushta lokale me organizime të tilla të ngjashme.” – tha Prof. Gjana gjatë fjalës së tij. Pas përfundimit të fjalëve përshëndetëse të të lartpërmendurve, Dr. Mustafa Ceriç, President i Kongresit Botëror Boshnjak, Sarajevë dhe njëkohësisht i ftuari special i kësaj konference, ndau me të pranishmit një sërë aspektesh aktuale të temës në fjalë. “Ne na intereson të jetojmë dhe të punojmë bashkë për shkak të origjinës, autoktonisë në këto treva ballkanike, fesë, kulturës dhe traditës që ne ushqejmë. Shpreh mirënjohjen time ndaj kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe ndaj të gjithëve atyre, të cilët me kontributin e tyre bënë të mundur organizimin e kësaj konference sa të domosdoshme, aq edhe aktuale për nevojat e kohës në të cilën jetojmë. Ne si myslimanë jemi pjesë edhe e problemit edhe e zgjidhjes së situatës. Na takon ne të zgjedhim ku duam të jemi. Ne duhet të fillojmë të mësojmë të jetojmë të bashkuar në diversitet, ta respektojmë njëri-tjetrin ashtu, siç themi që e duam për hir të Krijuesit” – tha ai gjatë fjalës së tij. Pas referimit të Dr. Ceriç, konferenca vazhdoi punimet e saj në disa sesione paralele në gjashtë seanca shkencore me tema të ndryshme, ku akademikët dhe studiuesit pjesëmarrës ndanë me të ftuarit tema të tilla si: “Arsimi fetar islam në shqipëri, përgjatë historisë”, “Roli i myslimanëve në shoqërinë evropiane”, “Përballja e myslimanëve me sprovën e hipokrizisë në shoqërinë e shekullin XXI”, “Globalizmi, pluralizmi dhe kriza e identitetit”, “Domosdoshmëria e fesë në shoqërinë moderne”, etj. Pas përfundimit të sesioneve shkencore, Bordi Shkencor i kësaj konference ka dalë me disa konkluzione, duke dhënë disa mesazhe të rëndësishme, si: Nevoja e interpretimit të çështjeve islame nga njerëz të përgatitur teologjikisht, por vendas të shteteve përkatëse në Ballkan, nëpërmjet institucioneve zyrtare dhe akademike; roli historik i medreseve në Ballkan, si pjesë e kontinentit evropian në edukimin e prijësve myslimanë dhe kultivimin e inteligjencës islame është shumë i vyer dhe i domosdoshëm, por për ruajtjen dhe forcimin e këtij roli, mbetet nevoja e përditësimit të kurrikulave dhe metodikës shkencore të edukimit në këto shkolla; myslimani duhet të ruajë identitetin e tij fetar në shoqërinë moderne, jo vetëm duke qëndruar larg komplekseve, por duke bërë edhe integrimin e besimit me çdo gjë pozitive që përballet në një botë, që globalizohet gjithnjë e më tepër; roli i përfaqësimit të Islamit në një nivel të lartë intelektual, social, kulturor dhe arsimor, del përballë si një domosdoshmëri e kohës dhe e realitetit në të cilin jetojmë ne sot; rritja e rolit të intelektualëve myslimanë për t’u dhënë zgjidhje bashkëkohore problematikave, që vijnë nga e kaluara dhe atyre të reja; rritja e ndërgjegjes qytetare, politike, arsimore dhe edukative për ruajtjen e familjes nga krizat që e rrezikojnë gjithnjë e më tepër; bashkëpunimi dhe dialogu ndërfetar duhet të vihet mbi baza solide teologjike dhe historike, duke u promovuar nga vetë institucionet fetare dhe akademike të tyre, si dhe nga kurrikulat zyrtare; rritja e bashkëpunimit brenda islam, duke marrë përgjegjësitë që na takojnë në dobi të kauzës së Islamit, pa rënë pre e instrumentalizimit dhe përdorimit politik të ndjenjave fetare. 12SHK Leksione të hapura nga Prof. Dr. Qazim Qazimi nga Republika e Kosovës Gjatë semestrit të parë, i ftuar për leksione të hapura në programin e ciklit “Master i shkencave” ka qenë edhe lektori i mirënjohur nga Kosova, Prof. Dr. Qazim Qazimi, i cili ka shpalosur para studentëve të Shkencave Islame, në cikllin e dytë të studimeve eksperiencën e tij të gjatë në fushën akademike të Shkencave Islame. 10SHK Të diplomuar në Shkenca Islame, Bedër "Arti dhe qytetërimi Islam", emision në#Radio_Spektrum nga Fatjona Gyler. Ky emision ka në fokus trajtimin e çështjeve të ndryshme mbi artin Islam, historinë, qytetërimet dhe sjell fakte interesante mbi zhvillimin e këtij arti ndër shekuj. Fatjona Gyler është diplomuar në Shkenca Islame, Bedër në Bachelor dhe Master. 08SHK Zhvillohet seminari "Kur librat flasin" Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i Jetës” në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, zhvilluan ditën e sotme, takimin e gjashtë, ku kanë diskutuar rreth veprës “Tre elementët e strukturës së Fesë Islame” me të ftuar z. Xhemal Balla dhe Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi. Gjatë aktivitetit, nën moderimin e studentit Abdullah Bulku, Prof. Asoc. Dr. Rrahim Ombashi bëri një prezantim të veprës dhe me korpusin fetar, kulturor e shkencor që do mund të gjenim në këtë vepër. Ndërkohë që i ftuari i këtij aktiviteti z. Xhemal Balla, bëri një analizë të përgjithshme të veprës si dhe foli më gjërë rreth tre elementeve të Fesë Islame, siç janë Islami, Imani dhe Ihsani. Ai foli edhe për shkaqet që e kishin shtyrë deri në realizimin e kësaj vepre dhe nevojën e shoqërisë sonë për një vepër të tillë. Libri është i ndërthurur me një pasuri argumentash sa nga burimet bazë të fesë (Kurani dhe Suneti), ashtu edhe nga shkenca dhe historia. Metoda me të cilën autori e prezantoi veprën është e atillë sa libri nuk është synuar vetëm në përmbushjen e nevojave të besimtarve myslimanë, por ai u drejtohet edhe atyre që duan ta studiojnë apo të njihen me argumentet e besimit Islam. Ndërkohë që Z. Balla ftoi të gjithë studentët e Departamentit të Shkencave Islame të shfrytëzojnë materialet e këtij libri por edhe të zgjerojnë hulumtimet e tyre drejt kërkimeve shkencore në të ardhmen. Cikli i seminareve “Kur librat flasin” do të vazhdojë gjatë javëve në vijim me të ftuar të tjerë, të cilët do të analizojnë dhe bashkëbisedojnë me studentët për një sërë veprash të autorëve të ndryshëm. 07SHK Të diplomuar në Shkenca Islame, Bedër Marinela Kullolli e diplomuar në Shkenca Islame Bachelor në KU Bedër, pjesë e stafit të Radio Spektrum. Departamenti i Shkencave Islame i uron suksese në detyrën e saj