TË REJA Organizohet edicioni i tretë i konkursit “Urtësitë e traditës profetike” Përmbyllet me sukses konferenca ndërkombëtare mbi emigrimin dhe diversitetin fetar e kulturor Ceremonia hapëse e konkursit “Wisdom Behind Sunnah” Leksion i hapur: “Çfarë është antropologjia e Islamit? Nga Talal Asad dhe Ahmed Shahab” Lektorë dhe studentë nga “Bedër” morën pjesë në Forumin e 5-të të Dialogut të Politikave Evropiane Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) KALENDARI I AKTIVITETEVE 08PRI Memorandum bashkëpunimi me Oxford Interfaith Forum 04SHK “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020” 29JAN A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? 18DHJ “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik” 17DHJ Bedër Alumni Awards 2020 16DHJ “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” 18SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 31DHJ Organizohet aktiviteti “Mbrëmje folklorike” në kuadër të fushatës Studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave, dega Marrëdhënie me Publikun dhe Gazetari organizuan mbrëmjen folklorike në ambientet e biblotekës së Kolegjit Universitar Bedër. Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese "Ruaj traditën, festo shqip”, aktiviteti konsistoi në një mbrëmje kushtuar këngëve dhe valleve popullore shqiptare. Të ftuar në takim ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Rahim Ombashi si dhe shkrimtari i mirënjohur dhe pedagogu Prof. Dr. Agron Tufa, të cilët referuan për të pranishmit një sërë informacionesh dhe kuriozitetesh në lidhje me rrënjët e folklorit shqiptar. "Folklori është një e shkuar shpirtërore që nuk e blejmë dhe nuk e kthejmë dot, por e marrim me vete dhe e përkthejmë në vlera që na karakterizojnë dhe na dallojne nga të tjerët. Arti ka vetëm një çmim - vlerat shpirtërore, për të cilat kemi shumë nevojë", tha Prof. Dr. Ombashi. Ndërsa Prof. Dr. Tufa u shpreh se: “Rëndësia këngës popullore e folklorit dhe të formave të krijimtarisë popullore padyshim që përbjnë një vulë të identitetit për çdokënd.” Në fund të takimit studentët kishin mundësinë që të risillnin në kujtesë disa nga këngët e vjetra shqipe nëpërmjet leximit dhe këngës. 19DHJ Zhvillohet Simpoziumi “Liria e besimit, e drejtë universale” Me rastin e 27-vjetorit të zhvillimit të ceremonisë së parë islame në vigjilje së rënies së sistemit komunist në vendin tonë, departamenti i Shkencave Islame, organizoi një aktivitet kushtuar kësaj dite të rëndësishme historike. Data 16 nëntor e vitit 1990, shënon një ngjarje me rëndësi të veçantë për të gjithë besimtarët shqiptarë, si rihapja e xhamisë së parë pas shumë vitesh privimi nga liria e besimit. Në këtë ditë H. Hafiz Sabri Koçi mbajti fjalimin e parë në faljen e xhumasë, para mijëra të pranishmëve, duke e kthyer në një datë historike për mbarë shqiptarët. Ky aktivitet përbëhej nga simpoziumi me temë, “Liria e besimit, e drejtë universale”, ku referuan studentë të departamentit të Shkencave Islame. Veprimtaria u ndoq nga shfaqja e dokumentarit “H. Hafiz Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”. Aktiviteti i moderuar nga studentja e Shkencave Islame, Zerina Kupe u hap me këndim Kur’ani nga studenti Abdullah Ziba. Më pas përshëndeti dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, i cili i mëshoi idesë se kjo është një ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë, sepse falë asaj dite u hap porta drejt besimit. I pranishëm në aktivitetin e organizuar ishte edhe nënkryetari i KMSH-së z. Lauren Luli, i cili gjatë fjalës së tij përshëndetëse theksoi se falë kontributit të H. Hafiz Sabri Koçit në këtë ditë, u hapën dyert e shpirtit, dyert e gëzimit, që njerëzve t’u kthehej liria e besimit. Pas tyre vijuan kumtesat e simpoziumit që u mbajtën nga studentët e departamentit të Shkencave Islame, Sonila Habili dhe Haki Sahitaj, të cilët referuan në lidhje me jetën dhe veprën e H. Hafiz Sabri Koçit si dhe konceptet e tij rreth lirisë së besimit. Në përfundim të aktivitetit Dr. Genti Kruja, përgjegjës i departamentit të Shkencave Islame dhe Msc. Veton Tulla, lektor në këtë departament, shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes për referuesit e këtij simpoziumi. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm nënkryetari i KMSH-së H. Lauren Luli, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, lektorë dhe studentë të departamentit të Shkencave Islame, Bedër. 26QER KU “Bedër” merr pjesë në Konferencën IV Ndërkombëtare të Edukimit dhe Dialogut në Romë, Itali Gjatë datave 26-29 qershor 2018 u zhvillua në Castel Gandolfo - Romë, Konferenca IV Ndërkombëtare Scholas Chairs në fushën e edukimit, arsimit dhe dialogut ndërfetar. Në këtë konferencë merrnin pjesë më shumë se treqind pjesëmarrës, si akademikë, studiues dhe studentë nga 75 universitete të ndryshme nga të pesë kontinentet e botës me një larmi besimesh, kombesh e kulturash. Në këtë konferencë për të tretin vit radhazi mori pjesë edhe KU “Bedër”, ku mbajtën kumtesat e tyre rektori i universitetit Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Dr. Genti Kruja, përgjegjës i departamentit të Shkencave Islame. Prof. Gjana krahas referatit të tij mori pjesë edhe në disa takime të rektorëve të universiteteve të ndryshme ndërkombëtare, ku u shkëmbyen ide dhe përvoja nga aktivitetet akademike, sociale e të tjera nga vende të shumta të botës. Konferenca organizohej nga Fondacioni Pontifical Scholas Occurrentes, i themeluar në Buenos Aires, Argjentinë, nga Papa Françesku, atëherë kryepeshkop, i cili ka për synim që nëpërmjet edukimit të promovojë ndryshimet shoqërore dhe kulturore. Objektivi i tij themelor është promovimi i kulturës së takimit për paqen nëpërmjet edukimit, teknologjisë, artit dhe sportit. Gjatë tri ditëve të konferencës së këtij viti, profesorët nga 75 universitete dhe 30 vende të ndryshme të botës kanë diskutuar mbi arsimin, edukimin, çështjen e refugjatëve dhe dialogun ndërkulturor e ndërfetar. 22QER Vizitë në KMSH Më dt. 22 qershor 2018, një grup studentësh nga viti i tretë në Shkencat Islame “Bedër”, pas mbrojtjes me sukses të tezave të ciklit të parë “Bachelor” kanë zhvilluar një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, të shoqëruar dhe nga pedagogu dhe drejtuesi i këtij departamenti Dr. Genti Kruja. Ata fillimisht janë pritur nga drejtues të KMSH-së dhe njëkohësisht lektorë të tyre: pedagogu Skender Bruçaj dhe pedagogu Dorian Demetja. Kryetari i KMSH-së z. Bruçaj foli me ta rreth përgjegjësive që kanë sot si studentë në pragdiplomimi dhe nesër si kuadro të së ardhmes në institucione të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndërsa më pas drejtori i Kulturës dhe Arsimit z. Demetja i njohu ata me ambientet e institucionit, redaksinë e botimeve dhe studiot e radio “Spektrum”. Studentët vijnë jo vetëm nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Gjermania, kësisoj që vizita të tilla përcjellin emocione të bukura. 22MAJ Program artistik “Rrugëtimi i ramazanit ndër ne” Me dt. 22 maj 2018, departamenti i Shkencave Islame dhe klubi “Mesazhi i jetës” organizuan programin artistik me titull: “Rrugëtimi i ramazanit ndër ne”, ku studentët, nëpërmjet kumtesave të ndryshme si dhe fjalës artistike përcollën rëndësinë dhe vlerën e këtij muaji të madhërueshëm. Pas hapjes së programit me lexim Kurani nga studenti Abdullah Ziba, i pranishëm në aktivitet, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli në fjalën e tij përshëndetëse, iu drejtua të pranishmëve duke thënë se muaji i agjërimit është muaji kur njeriut i bëhet thirrje që veprimtaritë e tij të përditshme t’i kalojnë nëpërmjet një kritike të atillë sa ta bëjnë njeriun të fitojë njohuri më reale të qëllimit dhe jetës së tij, ta përafrojnë atë sa më shumë me origjinën e tij shpirtërore. Nga ana tjetër, Dr. Genti Kruja, përgjegjës i departamentit të Shkencave Islame, bëri një retrospektivë sesi ndërsa sot kemi mundësinë ta ndajmë këtë begati të Zotit në shoqërinë tonë, me kohën kur sistemi komunist kishte ndaluar besimin dhe ritet fetare në Shqipëri. Ai në fjalën e tij nuk la pa përmendur shembullin e H. Sabri Koçit, i cili për 20 vjet në burgun e rendit ateist nuk e la agjërimin për asnjë moment, edhe pse në kushte ekstreme të mbijetesës. Aktiviteti vijoi më pas me kumtesa, ilahi e poezi të sjella bukur për të pranishmit nga studentët e këtij klubi. Studentja Sonila Habili ndau me publikun fjalët e një njeriu që e kishte përjetuar fundin e jetës së tij me agjërim. “Aspekti shpirtëror dhe intelektual i agjërimit”, ishte kumtesa me të cilën studentja Zerina Kupe, i hodhi një vështrim praktikës së agjërimit për gjatë historisë njerëzore tek popujt dhe fetë më të vjetra. Poezia “O i mbuluar” kushtuar profetit Muhamed (a.s.) u recitua nga studentja Suela Mehmeti. Gjithashtu pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe klubi i muzikës, ku u kënduan disa ilahi rreth muajit të bekuar të Ramazanit. Më pas studentja Enxhi Hasmeta recitoi një poezi kushtuar Hz. Muhamedit (a.s). 17MAJ Kolana “Zani i Naltë” në Seminarin “Kur librat flasin” IV Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i jetës” në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, kanë zhvilluar më 17 janar 2018, takimin e katërt, ku kanë diskutuar rreth veprës së kolanës “Zani i Naltë” (1923-1939) me të ftuar dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi. Gjatë aktivitetit, nën moderimin e kryetarit të klubit “Mesazhi i jetës”, studentit Haki Sahitaj, përgjegjësi i departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja dhe profesor Ombashi bashkëbiseduan me studentët rreth veprës së përmbledhur në kolanën “Zani i Naltë”. Dr. Genti Kruja paraqiti një përmbledhje të përgjithshme të historikut të revistës, artikujve të fushave të ndryshme të Shkencave Islame dhe Sociale. Ai foli gjithashtu për penat e shquara të kësaj reviste të dëshmuara nga dijetarët myslimanë shqiptarë të viteve 20-30-të të shekullit XX, si dhe për mesazhet gjithnjë aktuale, që përcjell edhe sot pas 95 vitesh nga themelimi i saj. Ndërkohë, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi bëri një analizë të disa rubrikave të revistës, duke theksuar rëndësinë, që kishte dhe ka për komunitetin mysliman të shqiptarëve në të gjitha trojet dhe në veçanti për vlerat e ruajtura të gjuhës shqipe. Ndërkohë ai ftoi të gjithë studentët e departamentit të Shkencave Islame të shfrytëzojnë materialet e revistave “Zani i Naltë” për të mbështetur kërkimet e tyre shkencore në të ardhmen. 14MAJ Zhvillohet Simpoziumi VI Akademik Ndërfetar “Lutja" Më datë 14 maj 2018, u zhvillua Simpoziumi VI Ndërfetar në fushën akademike midis përfaqësuesve universitarë të tri shkollave teologjike, të tri komuniteteve fetare në Shqipëri, departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, Akademia Teologjike Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës dhe Instituti Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezian “Zonja e Këshillit të Mirë”, Shkodër, të cilët ishin edhe mikpritësit e simpoziumit të radhës. Simpoziumi i moderuar nga At Mario Imperatori, mblodhi sëbashku referues dhe përfaqësues të tri institucioneve të larta arsimore. Referuesi i parë ishte z. Spiro Kostoli, pedagog i muzikës bizantine në Akademinë Teologjike Ortodokse, Durrës me temë: "Jeta adhuruese dhe lutja". Ai foli rreth historikut të lutjes dhe vlerën e saj në teologjinë dhe kishën Ortodokse nga fillimi e gjer më sot. Referuesi i dytë ishte Dr. Xhemal el-Saferti, pedagog në departamentin e Shkencave Islame “Bedër”, i cili kumtoi rreth temës: “Lutja në Islam”. Ndër të tjera ai u shpreh: “Lutja është shpirti i adhurimit në Islam. Botëkuptimi i lutjes në Islam është aq i gjerë sa nuk e kufizojmë lutjen vetëm me besimtarët myslimanë por ajo është gjithëpërfshirëse.” Referuesi i tretë ishte At Mario Imperatori S.I, me temë: "Lutja dhe dialogu ne jetën e murgjeve të Tibhirines (Algjeri)". Ai foli rreth historisë së murgjve në zonën Tibhirines, Algjeri, kontributin në dialogun ndërfetar dhe sakrificën e tyre në rrugëtimin e bashkëpunimit me liderët myslimanë për paqe dhe stabilitet në atë zonë. Në përfundim të simpoziumit u organizua një lutje e përbashkët, ku përfaqësues nga secila shkollë teologjike lexuan një lutje të përgatitur prej tyre rreth familjes, paqes, stabilitetit shoqëror dhe zgjidhjes së problemeve, që hasim çdo ditë. Në këtë simpozium morën pjesë drejtues, lektorë dhe studentë të departamentit të Shkencave Islame “Bedër”. Më pas pedagogët dhe studentët e tri shkollave të larta teologjike kanë vizituar muzeun e kujtesës së persekutimit komunist, si dhe muzeun ndërdioqezian, ku janë njohur me historinë e persekutimit të regjimit totalitar ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe klerit fetar në veçanti. 09MAJ Promovohet libri “Pishtari i njerëzimit” i studentit të Shkencave Islame Klubi "Mesazhi i jetës" dhe Shtëpia Botuese "Thesari" në bashkëpunim me departamentin e Shkencave Islame, më 9 maj 2018, organizuan aktivitetin e promovimit të librit më të ri me autor studentin e këtij departamenti Kushtrim Reshiti, në ambientet e bibliotekës së Kolegjit Universitar “Bedër”. Në aktivitet ishin të pranishëm Prof. Asoc. Rahim Ombashi, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Dr. Genti Kruja, përgjegjës i departamentit të Shkencave Islame, z. Miftar Ajdini, mësues i gjuhës arabe në medresenë e Prizrenit, poeti Ibrahim Skenderi, kryetar i grupit letrar “Luigj Gurakuqi”, drejtori i Sh.B. "Thesari" z. Demir Reshiti, familjarë të autorit, si dhe pedagogë dhe studentë të departamentit të Shkencave Islame “Bedër”. Dr. Genti Kruja në fjalën e tij përshëndetëse përgëzoi studentin Kushtrim Reshiti për veprën e tij, duke uruar që kjo përmbledhje poetike me motive islame të jetë një shtysë edhe për studentët e tjerë për të kontribuar në përcjelljen e Islamit në trevat shqiptare, gjithnjë në linjën e të parëve tanë. Më pas z. Miftar Ajdini foli rreth misionit fisnik të Profetit Muhammed (a.s.), si dhe përgëzoi studentin për punën dhe përpjekjen e tij në realizimin e kësaj vepre. Poeti Ibrahim Skenderi foli për aktivitetin e Sh.B. "Thesari" dhe grupit letrar “Luigj Gurakuqi” në promovimin e krijimtarive letrare, veçanërisht të të rinjve dhe për mbështetjen që Sh.B. "Thesari" ka dhënë dhe vazhdon të japë në botimin e veprave të ndryshme. Prof. Asoc. Rahim Ombashi përgëzoi studentin, duke i uruar sukses në rrugëtimin e tij të dijes dhe në realizimin e sa më shumë veprave, të cilat do të kontribuojnë në edukimin e shoqërisë. Gjatë aktivitetit studentët e departamentit të Shkencave Islame Sefer Vrana, Aristil Toska dhe Edon Krasniqi lexuan poezi nga libri “Pishtari i njerëzimit”. Aktivitetin e ka përshëndetur nga SHBA-ja edhe ish-mësuesi dhe autori i parathënies së këtij libri imam Gazmend Aga nëpërmjet një video-mesazhi. Në fund fjalën e mori autori i librit, i cili është njëkohësisht edhe djalë dëshmori dhe që vjen nga Kosova, si student i vitit të dytë në departamentin e Shkencave Islame. Ai falënderoi të gjithë organizatorët për mbështetjen e tyre në promovimin e librit.