TË REJA Aplikimet për Raundin e Parë Bedër diplomon brezin e 9-të të studentëve “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” BURSAT E STUDIMIT 2022-2023 PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS + “Bedër” riakreditohet edhe me 5 vite të tjera Zhvillohen zgjedhjet për anëratët e Këshillit Studentor KALENDARI I AKTIVITETEVE 04SHK “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020” 29JAN A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? 18DHJ “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik” 17DHJ Bedër Alumni Awards 2020 16DHJ “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” 18SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 17SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Drejtësisë NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 30NËN Panel: Kontributi i Prijësve Myslimanë në Shtetformimin Shqiptar Klubi studentor “Mesazhi i Jetës” zhvilloi panelin e diskutimit me temë: “Kontributi i Prijësve Myslimanë në Shtetformimin Shqiptar”. Ky aktivitet vjen në kuadër të festave të 28-29 nëntorit. Fillimisht, të pranishmit u njohën me anë të një dokumentari mbi jetën e Haxhi Vehbi Dibrës. Më tej aktiviteti vijoi me tri kumtesa të mbajtura nga studentët e Departamentit të Shkencave Islame, ku Enxhi Hasmeta referoi mbi “Përhapjen e Islamit në trojet Shqiptare”; Denisa Rifatoska mbi “Personalitet të cilët patën ndikim në formimin e Shqipërisë” dhe Albi Hoxha rreth “Rolit të klerikëve myslimanë sot dhe nesër”. Në këtë panel ishin të pranishëm gjithashtu edhe stafi akademik i Departamentit të Shkencave Islame, si dhe Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Dr. Genti Kruja, i cili hodhi dritë mbi jetën shembullore të prijësve myslimanë dhe kontributin e tyre në shtetformimin shqiptar. Paneli u mbyll me prezantimin e një ekspozite me fotografi të disa prej personaliteteve dhe ngjarjeve më të rëndësishme të shtetit shqiptar. 16NËN Leksion i Hapur me Studentët e Shkencave Islame Dr. Jemal el- Seferti, lektor në Departamentin e Shkencave Islame, zhvilloi sot leksionin e hapur me studentët e po këtij programi studimi me temë: “Dija dhe Metodat se si ta përftojmë atë”. Pasi theksoi rëndësinë që zë dija në Kur’anin famëlartë, z. Seferti e ilustroi referimin e tij me shembuj konkret nga historia e njerëzimit. Më tej ai u ndal shkurtimisht mbi metodat më efikase në mënyrën se si ta përfitojmë dijen, përmendim këtu sinqeritetin apo përkushtimin në nijet, programimin e kohës dhe specializimin në fushën përkatëse. Bashkëbisedimi me studentët vazhdoi më tej me pyetje të shumta nga këta të fundit rreth aspekteve të ndryshme që përmbante tema e seminarit. 28TET Dr. Selman Aude Bashkëbisedim me Studentët e Shkencave Islame Ruaje Lidhjen me Zotin Dr. Selman Aude I ftuar nga KMSH zhvilloi një vitizë në ambientet e Shkollës së Lartë Hëna e Plotë Bedër ku pati një bashkëbisedim me studentët e Shkencave Islame. Gjatë këtij bashkëbisedimi Dr. Aude qëndroi mbi rëndësinë e origjinës nga vijmë dhe asaj çfarë na pret pranë Allahut xh.xh pasiqë ne jemi udhëtar në këtë botë. Një pikë tjetër e rëndësishme ishte edhe qëndrimi me plot durim i Shqiptarëve përballë sfidave dhe reprezaljeve të komunizmit që u mundua të shkatërronte religjionin në tërësi por që nuk ja arritën dot sepse përballë saj qëndronin fort besimtarët të mbushur me besim. “Ruaje lidhjen me Zotin sot që nesër të jesh i qetë nga humbjet e kësaj dynjaje” 23DHJ Mesazhi Universal i Muhammedit a.s Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bedër, organizuan simpoziumin me temë: “Mesazhi Universal i Muhamedit a.s”. Programi u hap me lexim Kurani, nga drejtori i Medresesë së Tiranës z. Omer Çallësh. Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se fjalët gjunjëzohen kur bëhet fjalë për profetin Muhamed a.s. dhe se ne mësuam nga ai se si duhet të jetë një mysliman i mirë. “Fjalët gjunjëzohen kur flasim për Profetin e fundit Hz. Muhamed a.s., por nuk ka më bukur kur i referohemi Kuranit famëlartë, ku krijuesi i gjithësisë thotë për të së ai ka ardhur si mëshirë për botërat. Në mësuam nga ai se si duhet të jetë një mysliman i mirë. Mësuam se një mysliman i mirë është ai që kujdeset për familjen e tij, për të vobektët për jetimët dhe është shembull për njerëzit dhe mbi të gjitha është i vetëdijshëm për raportin që duhet të ketë me Krijuesin e Gjithësisë”, tha kryetari Bruçaj. Ndërsa rektori i universitetit Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana u shpreh se kur sheh situatën në botë e kupton sa i rëndësishëm dhe i nevojshëm është mesazhi i Profetit Muhamed. “Të gjithë besimtarëve myslimanë iu bie një peshë shumë e madhe për të treguar në mënyrën më ideale, më të mirë bukuritë e besimit islam që Allahu nëpërmjet të dërguarit të tij na i bëri të ditura. ”, tha z. Gjana. Edhe kryegjyshi i Bektashinjve z. Edmond Brahimaj vlerësoi figurën e lartë të Profetit Muhamed a.s. Pas fjalëve përshëndetëse simpoziumi ka vijuar me trajtimin e temave. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, teksa referoi mbi kulturën e bashkëjetesës së Profetit me të tjerët, tha se, Profeti Muhamed a.s. erdhi me një mesazh gjithëpërfshirës dhe se çdo kush do të përfitonte nga normat universale që ai solli. “Fryma e dialogut që Profetin e karakterizonte, së pari duhet parë si besnikëri ndaj Allahut, ndaj Kuranit dhe ndaj misionit të tij. Ai ndoqi përherë rrugën e pajtimit, të komunikimit, të marrëveshjes. Drejtësinë dhe paqen botërore feja që Profeti Muhamed a.s kumtoi e shikon si themelore”, theksoi z. Zaimi. Nënkryetari Zaimi u shpreh gjithashtu se në procesin e dialogut me besimet e tjera Profeti a.s dhe ndjekësit e tij kanë ndjekur rrugën e fokusimit në çështjet që i bashkojnë. Tema të tjera të trajtuara në simpozium ishin: “Muhamedi a.s. simbol i dhembshurisë dhe mëshirës” nga z. Elvis Naçi; “Porositë e Profetit Muhamed a.s. për kërkimin e dijes”, nga z. Sabaudin Jashari; “Muhamedi a.s. shembull për t’u ndjekur”, nga z. Muhamed Sytari. Programi u zhvillua në ambientet e Universitetit Bedër, ku morën pjesë besimtarë të shumtë. 03DHJ Aktivitet në Myftininë e Elbasanit Ditën e enjte me datë 3 dhjetor 2015, me ftesë të Myftinisë Elbasan, Dr. Xhemal Alsafarty, pedagog në Departamentin e Shkencave Islame ne Universitetin Bedër ka mbajtur një bisedë me të rinjtë e xhamive të Elbasanit me temë, “Rinia dhe roli i saj në përhapjen e vlerave Islame”. Profesor Xhemali iu drejtua të pranishmëve duke iu përmendur shembuj nga jeta e Profetit a.s. dhe nga shokët e tij besnik, në lidhje me kontributin e rinisë në përhapjen e vlerave, kulturës dhe civilizimit Islam, si dhe harmonisë dhe bashkëjetesës mes myslimanëve dhe jomyslimanëve. Fjala e tij u përqendrua rreth rinisë, duke i bërë thirrje që të punojnë sipas metodës së më të Mirit të Njerëzimit, Profetit a.s., në komunikimin me njerëzit, në dhembshurinë ndaj të gjitha krijesave të Zotit xh.sh. dhe gjithmonë të largohemi nga dhuna, agresiviteti, tensionet, ekstremizmi dhe nga mosnjohja e fesë, duke qenë gjithmonë të mëshirshëm, sepse vetë Zoti xh.sh. e dërgoi Profetin e Tij vetëm se mëshirë për të gjithë botërat. Më pas profesori shpjegoi metodën se si komunikonte Krenaria e Njerëzimit Profeti Muhamed a.s. me jomyslimanët dhe si iu drejtonte atyre. Profeti asnjëherë mosbesimtarëve nuk iu drejtohej, duke i thënë “o qafir”, por u thoshte “o vëllezër të arabëve”, sepse nga krijim të gjithë jemi vëllezër, të gjithë jemi nga Ademi (a.s.). “Besimtari gjithmonë duhet të reflektojë dritë, ai duhet të jetë i butë dhe i mëshirshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta lartësojmë dhe përhapim fjalën e Allahut në çdo cep të botës, sepse të tillë ishin shokët e nderuar të Profetit a.s., të cilët e përhapën mesazhin Islam me paqe, butësi, drejtësi, tolerancë, e jo me dhunë, agresivitet, apo imponim”, tha ai ndër të tjera. Në fund të fjalës së tij, Dr. Xhemali iu drejtua të pranishmëve duke i porositur me dy mesazhe të rëndësishme: 1. Ndiqni rrugën e Profetit a.s., traditën e tij në të gjitha aspektet e jetës. Ndiqeni atë, se si përhapte dashurinë dhe vëllazërinë mes besimtarëve duke thënë: “Myslimani është vëlla i besimtarit” dhe mos kritiko, mos urre tjetrin që mendon ndryshe. 2. Përhapni dhembshurinë, faljen, mëshirën tek të gjithë njerëzit, tek myslimanët dhe jomyslimanët, duke u bazuar në ajetin Kur’anor: “E Ne të dërguam ty (Muhamed) si mëshirë për të gjitha botërat”. 02DHJ Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri Departamenti i Shkencave Islame në Universitetin Bedër, në kuadër të 25 vjetorit të lirisë së besimit në vendin tonë, organizoi në bashkëpunim me Seminarin Ndërdioqezian në Shkodër dhe Akademinë Teologjike në Durrës simpoziumin e parë ndërfetar me temë: “Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri”. Nëntori i vitit 1990 muaj në të cilin u zhvilluan ritet e para fetare pas shumë viteve ndalimi nga regjimi komunist si dhe harmonia e bashkëjetesa ndërfetare në këto 25 vite liri besimi, ishin çështjet themelore ku u zhvilluan referimet e At Mario Imperatori, Seminari Ndërdioqezian, Shkodër, Z. Vlash Plepi, Akademia Teologjike Orthodhokse, Shën Vlash dhe Dr. Genti Kruja, Depart. i Shkencave Islame, Universiteti Bedër & KMSH, të cilët përbënin edhe panelin e kësaj tryeze të rrumbullakët. Si moderator i këtij simpoziumi, Rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrejen e tyre, theksoi se ky institucion ka zhvilluar me dhjetëra konferenca, seminare, workshope etj, ka pritur me mijëra njerëz ndoshta, por aktiviteti i sotëm ka një kuptim të veçantë dhe rëndësi të lartë në llojin e tij. “Ka mënyra të ndryshme për ti zgjidhur konfliktet që kanë pushtuar botën sot por ne jemi mbledhur për ti parandaluar ato, pikërisht duke u përcjellë ju studentëve, brezave të ardhshëm mesazhe të rëndësishme të dialogut ndërfetar nga përfaqësues të botës akademike myslimane, orthodhokse dhe katolike.”- tha ai. Ndërsa Atë Mario Imperatori në fjalën e tij përshëndetëse, pasi bëri një rezyme të historisë dhe arritjeve të deritanishme të kishës katolike në vendin tonë theksoi se çdo njeri ka të drejtë ta kërkoje Zotin lirisht, pavarësisht fesë ndërmjet të cilës e kërkon atë dhe është pikërisht ky fakt i cili na shtyn të respektojmë të drejtat religjioze të tjetrit. “Me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të dialogut ndërfetar në Shqipëri ne do të vijojmë me organizimin e përbashkët të të tilla aktiviteteve, ashtu siç kemi bërë deri më tani.”- tha ai në përfundim të fjalës së tij. Për të vijuar më tëj me Z. Vlash Plepi, Akademia Teologjike Orthodhokse, i cili ndau me të pranishmit rëndësinë e bashkëekzistencës paqësore duke sjellë në fokus të diskutimit shëmbuj të shumtë nga historia e përbashkët religjioze e vendit tonë. “Është e domosdoshme të gjejmë një shteg mes ekstremeve, e kjo gjë bëhet vetëm duke dialoguar, ky i fundit nuk është asgjë tjetër veçse njohje e tjetrit duke pranuar fenë e tij siç është ajo në të vërtetë dhe jo si duam ne të jetë”- përfundoi ai. Ndëra Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame në Universitetin Bedër e vuri theksin mbi rëndësinë e përkufizimit të lirisë së individit duke trajtuar shembuj të shumtë Kurani dhe tradita profetike. “Në fenë Islame nuk ka detyrim qoftë edhe në bindjen për ta pranuar ose jo atë por njëkohësisht çdo lloj lirie që të dëmton ty ose dëmton tjetrin duhet kufizuar.”- tha ai. Bashkëbisedimi vazhdoi më tej me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe studentëve të pranishëm, të cilët shprehën entuziazmin dhe ndanë mendimet e tyre në lidhje me çështje të ndryshme të lirisë së besimit dhe dialogut ndërfetar. 19NËN Takim ndërfetar në fushën akademike Ditën e enjte, më 19 nëntor 2015 është zhvilluar një takim miqësor midis përfaqësuesve te Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, drejtuesve të Departamentit të Shkencave Islame pranë Universitetit Bedër dhe drejtuesve të Akademisë Teologjike Ortodokse. Ky takim u organizua për të promovuar dialogun ndërfetar, nëpërmjet hapave konkret të njohjes dhe prezantimit të stafit pedagogjik të të dyja palëve. Në vizitën e zhvilluar në Akademinë Teologjike Ortodokse, merrnin pjesë drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Dr. Genti Kruja, përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, Dr. Atakan Derelioglu, zv/përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame z. Adil Kutlu, si dhe sekretari i Qendrës për Studime Islame në Universitetin Bedër, z. Hysni Skura. Në këtë takim ata janë pritur nga Dekani i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Hirësi Nikolla, si dhe nga z. Vlash Plepi dhe z. Thoma Shkira, anëtarë të stafit pedagogjik të Akademisë. Gjatë takimit dhe bisedimeve në një nga ambientet e Akademisë Teologjike, të dyja palët kanë prezantuar programin mësimorë, që zhvillohet në departamentet përkatëse, mësimet dhe leksionet që japin, duke u njohur kështu më mirë në aspektin arsimor dhe atë të literaturës të teologjisë Islame dhe asaj Ortodokse. Palët biseduan gjithashtu edhe mbi tema të ndryshme të bashkëpunimit në kuadër të dialogut ndërfetar midis institucioneve, sidomos në fushën akademike. Drejtori i Kulturës në KMSH, Dr. Genti Kruja, i ka dhuruar dekanit të Akademisë Teologjike Ortodokse Hirësi Nikollës, botimet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke e njohur me literaturën e botuar kryesisht kohët e fundit nga KMSH. Gjatë takimit të ftuarit kanë vizituar auditorët e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, sallën e konferencave, bibliotekën dhe kompleksin e Manastirit të Shën Vlashit. Të dyja palët e kanë vlerësuar si mjaft të frytshëm këtë takim, duke e cilësuar si një ndër hapat e parë të kalimit nga dialogu teorik në atë praktik, pikërisht nëpërmjet takimit dhe njohjes sa më mirë të njëri-tjetrit. 10NËN Takim ndërfetar në Universitetin Bedër Ditën e martë, më 10 nëntor 2015 është zhvilluar një takim miqësor midis përfaqësuesve te Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, drejtuesve të Departamentit të Shkencave Islame pranë Universitetit Bedër dhe drejtuesve të Akademisë Teologjike Ortodokse. Në vizitën e zhvilluar në Universitetin Bedër merrnin pjesë Hirësi Emanueli dhe z. Vlash Plepi anëtarë të stafit pedagogjik të Akademisë. Në këtë takim ata janë pritur nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ayhan Tekineş, drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Dr. Genti Kruja, përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, Dr. Atakan Derelioglu, zv/përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame z. Adil Kutlu, dhe z. VetonTulla lektor në Universitetin Bedër. Gjatë takimit dhe bisedimeve në një nga ambientet e Universitetit Bedër, të dyja palët kanë folur rreth programit mësimorë, ku qëndruan edhe mbi rëndësinë dhe vlerat e shkëmbimit të stafit pedagogjik, kryesisht në lëndën e Historisë së Religjioneve. Hirësi Emanueli, i ka dhuruar dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ayhan Tekineş, botimet e Akademisë Teologjike, duke e njohur me literaturën e botuar kryesisht kohët e fundit. Të dyja palët e kanë vlerësuar si mjaft të frytshëm këtë takim, duke e cilësuar si një ndër hapat e parë të kalimit nga dialogu teorik në atë praktik, pikërisht nëpërmjet takimit dhe njohjes sa më mirë të njëri-tjetrit.