Një delegacion nga KU Bedër i përbërë nga Dekani i Studentëve z. Kasim Ilhan, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja, si dhe lektorët e këtij departamenti z. Veton Tulla dhe z. Hysni Skura kanë zhvilluar disa vizita në familjet e studentëve të Shkencave Islame Bedër ndër vite, të cilët vijnë nga trojet shqiptare, Maqedoni e Kosovë, si në Strugë, Ohër, Tetovë, Prishtinë dhe Prizren.
Ditën e premte më datë 29.09.2017 një grup studiuesish nga Frankfurti i Gjermanisë, të shoqëruar nga pedagogët Prof. Dr. Tobias Specker, Përgjegjës i "Katedrës së studimeve Islame në Teologjinë Katolike" në Kolegjin St. George, Mag. Iur. Arhan Kardash, Kryeredaktor i revistës "Fontäne" dhe Profesor i Studimeve Islame në Universitetin e Potsdam, dhe studentë doktorature në fushën e teologjisë islame dhe të krishterë, vizituan Kolegjin Universitar Bedër, ku u pritën nga rektori i këtij institucioni Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, përgjegjësi i departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja, stafi akademik, si dhe studentë të këtij departamenti. Profesor Gjana i informoi studiuesit rreth aktivitetit të KU Bedër dhe strategjitë e ndjekura gjatë këtyre viteve, sidomos në fushën akademike të dialogut ndërfetar. Gjatë vizitës në Bedër ata vizituan gjithashtu edhe ekspozitën “Harmonia ndërfetare në Shqipëri”, dhe më pas Dr. Atakan Derelioglu, lektor në departamentin e Shkencave Islame i informoi të pranishmit mbi aktivitetin e departamentit në fjalë dhe kryesisht aktivitet e dialogut ndërfetar të zhvilluara në Shqipëri midis shkollave të larta teologjike islame dhe të krishtera.