Marinela Kullolli e diplomuar në Shkenca Islame Bachelor në KU Bedër, pjesë e stafit të Radio Spektrum.
Departamenti i Shkencave Islame i uron suksese në detyrën e saj
Departamenti i Shkencave Islame, Bedër ka zhvilluan sot më dt. 29.01.2018 një leksion të hapur me Dr. Reshad el-Kejlani, drejtor i Institutit për Përgatitjen e Imamëve “Mbreti Abdullah i Dytë” në Jordani. Gjatë këtij takimi Dr. Reshad el-Kejlani mbajti një ligjëratë drejtuar studentëve, ku ndër të tjera theksoi vlerën e dijes dhe shfrytëzimin e kohës për të përfituar sa më shumë prej saj. Në këtë takim merrnin pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Genti Kruja, si dhe anëtarë të tjerë të stafit akademik të Departamentit të Shkencave Islame. Dr. Reshad el-Kejlani gjendet për një vizitë disa ditore në Shqipëri me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, gjatë së cilës kanë marrë pjesë edhe në Konferencën e III-të “Roli i imamëve në shoqërinë moderne”, organizuar nga KMSH dhe KU Bedër.
Drejtues dhe përfaqësues të Bashkësive Islame Shqiptare të Zvicrës dhe Gjermanisë kanë zhvilluar ditën e shtunë me 27 janar 2018 një vizitë në Kolegjin Universitar Bedër. Delegacioni përbëhej nga Hafiz Mehas Alija, Kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Hoxhë Zulhajrat Fejzullahi, imam i Xhamisë së Shqiptarëve në Hamburg, Gjermani, Imam Ridvan Kurtishi nga Frankfurti dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Fillimisht mirëseardhjen ia ka uruar rektori i KU Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana Gjana, i cili ka falenderuar të ftuarit për vizitën. Më pas delegacioni ka zhvilluar një takim dhe bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë të Departamentit të Shkencave Islame. Gjatë këtij takimi ata janë përshëndetur nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Rahim Ombashi dhe Përgjegjësi i Departamentit Dr. Genti Kruja. Më pas lektori i këtij departamenti PhD. Cand. Hysni Skura ka bërë një prezantim të departamentit ndër vite. Të pranishëm gjatë këtij takimi ishin Drejtori i Fondacionit ‘H. Ali Korça’ z. Dritan Laci Laçi dhe Drejtori i Kulturës në KMSH z. Dorian Demetja. Delegacioni i diasporës gjendet për një vizitë disa ditore në Shqipëri me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, gjatë së cilës kanë marrë pjesë edhe në Konferencën e III-të “Roli i imamëve në shoqërinë moderne”, organizuar nga KMSH dhe KU Bedër.
Sot, e shtunë, 27 janar 2018, nga zhvillimi i Konferencës së III-të "Roli i imamëve në shoqërinë moderne", organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Kolegji Universitar Bedër, me të ftuar personalitete dhe drejtues të institucioneve islame nga Jordania, Gjermania dhe Zvicra.